Fshirja e llogarisë dhe e të dhënave
Këtu shpjegojmë si fshihet llogaria jote në myStaze bashkë me të dhënat personale që lidhen me të. Nuk kushton asgjë, as në shfletues, as në aplikacion.
Fshije që këtu
Hyr dhe konfirmo më poshtë. Fshirja vlen në çast.
Pa hyrë në llogari
Na shkruaj nga adresa që përdor në myStaze dhe vër "Data Deletion Request" te subjekti. E kryejmë fshirjen brenda 30 ditësh.
Çfarë ikën, çfarë mbetet
Heqim hyrjen tënde, adresën e emailit, lidhjen me biletat e blera dhe mesazhet e bisedës.
Dokumentet e blerjes i mbajmë aq sa e kërkojnë rregullat e kontabilitetit, më së shumti gjashtë vjet. Ato nuk i takojnë më asnjë llogarie.
Fshirja vlen në çast. Ajo që mbetet në kopjet rezervë humbet brenda 30 ditësh.
Nëse organizon vetë transmetime në myStaze, më mirë na shkruaj. Llogarinë e organizatorit e mbyllim pasi të jetë shlyer pagesa e fundit.